Keshilla

Këshilla e mjekëve / Shikoni nivelin e rrezeve UV në celularin tuaj para se të dilni në diell. Parandaloni kancerin e lëkurës

Gjurmimi i UV-së është bërë trend në mesin e të rinjve, sidomos Gjeneratës Z, që kërkojnë një ekspozim optimal ndaj diellit.

UV është indeksi i rrezeve ultraviolet që godasin tokën dhe nivelet nisin nga 1, që do të thotë se rrezet janë të pafuqishme deri në 11+ që do të thotë se fuqia e rrezeve është ekstreme.

Të rinjtë informohen për nivelin e UV në celularin e tyre, gjendet në aplikacionin e motit, në kërkim të një nxirje të mirë, por sa më e lartë UV-ja, aq më i lartë rreziku.

Të nxihesh gjatë orëve kur UV-ja është e lartë ka gjasa që lëkurës t’i krijohen dëmtime që çojnë drejt kancerit të lëkurës, thotë Eric D. Whitman, mjek onkolog.

“Disa efekte vërehen menjëherë, si p.sh njolla më të errëta në lëkurë, kanceri nuk shfaqet për dekada me radhë”, thotë ai.

Ekspozimi ndaj një UV-je të lartë sjell nxirje më të shpejtë për lëkurën, por kjo vjen me kosto të mëdha, pasi lëkura ka risk të lartë për kancer. Është e rëndësishme të kujdeseni kur dilni jashtë”, lajmëron Whitman.

Mjeku dermatolog Brendan Camp, thotë se nuk ekziston një gjë si “nxirje e shëndetshme”. Nxirja është përgjigja e trupit ndaj rrezatimit UV.

 “Lëkura rrit sasinë e pigmentimit apo melaninës si mënyrë për të mbrojtur qelizat, pra ADN-në, nga rrezet ultravjollcë”, thotë Camp.

Të rrish jashtë në orët që UV-ja është e lartë rrit rrezikun për djegie të lëkurës dhe dëmtim, që më vonë kthehet në rrudhë, vizë, njolla apo kancer.

Për mbrojtje, ekspertët sugjerojnë krem SPF (mbrojtës ndaj rrezeve UV) jo më të vogël se 30. Kremi duhet të riaplikohet çdo 2 orë ose pas notit apo djersitjes./Foxnews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë