Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, ERE, për të marrë licencën e prodhimit të energjisë nga centrali fotovoltaik i sapo instaluar në Vaun e Dejës, me kapacitet 5143 MW.
Ky projekt menaxhohet nga KESH dhe është lidhur në sistemin e unifikuar të kaskadës së Drinit dhe do të funksionojë sipas parimit të menaxhimit më të mirë të rezervës hidrike. ERE pritet të nisë procedurën e licencimit këtë javë sipas kalendarit të vendimeve që do të merren në analizë në mbledhjen e Bordit që zhvillohet këtë të enjte.
Paralelisht Korporata po zhvillon edhe një tjetër projekt fotovoltaik ku bëhet fjalë për një impiant lundrues vendosur mbi liqen i cili financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Referuar dokumenteve, impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një fuqi të instaluar prej 12.9MW ndërkohë që vlerësohet si një mundësi e mirë për të diversifikuar burimet e energjisë në vend por edhe për të optimizuar më mirë prodhimin në kaskadën e Drinit.
Në total projekti ka një kosto të parashikuar prej 13.9 milionë euro, por që një pjesë e tij do të përballohet nga fondet e vetë Korporatës.
Gjatë fazës së aplikimit për mbështetje KESH argumentonte se impianti i dytë që do të vendoset në kaskadën e Drinit është më i madhi lundrues në rajon dhe synon të të promovojë përdorimin e mëtejshëm të teknologjisë lundruese PV për të rritur kapacitetin diellor të rajonit përmes përdorimit efikas të rezervuarët hidro.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk është e vetmja që po zbaton projekte të impianteve fotovoltaike lundruese. Më herët ishte edhe Devoll Hydropower me një impiant mbi liqenin e Banjës e cila bazohet ne një teknologji tërësisht të r
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




