Arti nëpër gurët e kështjellës së La Manshës në Spanjë, tregon se kërpudhat që përmbanin lëndën e psilocibinës (shërben si drogë), përdorej në ritualet fetare 6.000 vite më parë.
Popullsitë e lashta, përfshirë dhe Aztekët, ishin adhurues të mëdhenj të “kërpudhave magjike”.
Kërpudhat psikodelike (droguese) u bënë të famshme për njerëzit “hippie” të viteve 60-70’.
Nëse i provon sot ato, mund të kuptosh se si funksionon Bitcoin.
Kështu thotë Christian Angermayer, një miliarder gjerman që kishte bërë një udhëtim psikodelik në Karaibe, ku është e ligjshme, në vitin 2015. “Është e vetmja gjë kuptimplotë që kam bërë në jetën time. Ai udhëtim më bëri t’i hyja botës së kriptomonedhave”,-tha Angermayer.
Miliarderi 43 vjeçar ka investuar në udhëtimet hapësinore, kriptomonedha, kompani të veçanta, kinematografi, farmaceutikë etj.
Së fundmi një kompani bioteknike e tij me bazën në bimët psikodelike, arriti vlerën e 2 trilion dollarëve.
Angermayer thotë se ai e hapi këtë biznes për të bërë botën një vend më të lumtur me përbërësin aktiv të kërpudhave, psilocibinës. Ai trego se këtë “ilaç” mund ta përdorin personat që vuajnë nga depresioni. Aksionet e kompanisë janë dyfishuar që nga shtatori i vitit të kaluar.
Një studim i fundit ka treguar se ndërlidhja e kërpudhave psikodelike me terapinë psikologjike është efektive për të trajtuar depresionin. Në SHBA, kërpudhat jo-psikodelike po përdoren në kafe, pijet energjike etj.
Kërpudhat magjike cilësohen si drogëra të klasit A dhe të bëjnë të flasësh me luledelet. Herën tjetër, lërini luledelet mënjanë dhe futuni në Bitcoin.
Burimi: The Guardian
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




