Shendet

“Kërpudhat magjike” kanë efekt kundër depresionit

Terapia eksperimentale e Compass Pathways e bazuar në psilocibinë, ose të ashtuquajturat kërpudha magjike funksionoi. Prova klinike te pacientët treguan se me depresionin tek të cilët nuk u përmirësua nga trajtimet e tjera u përmirësua me psilocibinë. Gati një e katërta e njerëzve të trajtuar me dozën më të lartë ilaçit të quajtur COMP360, panë se ashpërsia e depresionit të tyre u reduktua pas tre muajsh, siç matet në një shkallë të përdorur nga psikiatërit.
“Një dozë e lartë psilocybin funksiononi menjëherë, për një numër të madh njerëzish dhe vazhdon të funksionojë,” tha autori kryesor i studimit, George Goldsmith në një intervistë përpara se rezultatet të bëheshin publike në një njoftim për shtyp.
Goldsmith tha se kompania beson se testi i saj me 233 persona, është më i madhi dhe më rigoroz i bërë ndonjëherë në psilocybin. Ai e quajti studimin e kontrolluar të rëndësishëm duke qenë se përfshinte 10 vende dhe shtatë gjuhë. U përfshinë vetëm njerëzit që kishin provuar dy ose më shumë ilaçe për depresionin dhe nuk arritën të gjenin qetësi.
Goldsmith nuk pranoi të komentojë nëse rezultatet e tij mund të ekstrapolohen në psilocybin natyrale që gjendet në kërpudhat psikodelike, duke thënë se ato përmbajnë komponime të tjera dhe nuk kanë dozën dhe pastërtinë e saktë të COMP360.
Kompania ka nevojë për një studim edhe më të madh përpara se të mund të kërkojë miratimin përfundimtar rregullator. Goldsmith tha se studimi mund të fillojë vitin e ardhshëm nëse Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave bie dakord. Ilaçi ka marrë tashmë emërtimin “terapia e përparuar” e agjencisë, e cila synon të përshpejtojë procesin e zhvillimit të ilaçeve. Pati pesë tërheqje të pacientëve nga prova në dozën më të lartë që raportuan të paktën një efekt anësor kryesisht të butë ose të moderuar, duke përfshirë dhimbje koke, nauze, lodhje dhe pagjumësi.
“Në studim ishin gjithashtu 12 persona që shfaqën sjellje ose mendime vetëvrasëse, ose që treguan qëllimin për të dëmtuar veten. Kjo tregon rëndësinë e të pasurit terapi me psikologun krahas trajtimeve të bazuara në psilocybin,” tha zoti Goldsmith.
Ai shtoi se disa nga sjelljet e çuditshme ishin mes njerëzve që në fakt nuk i ishin përgjigjur ilaçit.

Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë