Gazeta Si - Për të pestën herë me radhë, ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe avokati i tij, Maksim Haxhia nuk paraqiten në seancën gjyqësore të kësaj të premteje me kërkesë uljen e dënimit.
Të paqarta mbeten shkaqet e mosparaqitjes, nisur nga fakti se kërkesa për këtë proces ka ardhur nga vetë Tahiri, i cili kërkon njohjen e shlyerjes së një pjese të dënimit fillestar.
Ndërkohë, Tahiri i është drejtuar edhe me një kërkesë tjetër Gjykatës se Elbasanit, ku kërkon uljen vjetore të dënimit me 90 ditë që përfitohet në rast sjellje të mirë.
Nuk dihet nëse edhe ky proces do të ketë fatin e të parit, ndërsa seanca është shtyrë për një tjetër datë. Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.
Nëse ish-ministri e fiton këtë gjyq, ai përfiton rreth 1 vit e 6 muaj ulje të dënimit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.