Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit vendos nesër (të premten 24 janar) në orën 10:30 mbi kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, nën hetim nga SPAK për aferën e klubit sportiv “Partizani”.
Ankimimi në Apel u shqyrtua ditën e sotme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit.
Dhëndri i ish-kryeministit Berisha qëndron në izolim shtëpiak prej nëntorit 2023, teksa për një kohë të shkurtër qëndroi edhe në qelitë e paraburgimit.
Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.
Për të njëjtën dosje, pra për dosjen ‘Partizani’ është i akuzuar nga SPAK edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha, ndaj të cilit aktualisht është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.