Gazeta Si – Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën kryebashkiakut Erion Veliaj për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, të cilën e vuan prej 10 shkurtit të vitit 2025.
Veliaj ofroi edhe garanci pasurore me qëllim që trupi gjykues t’i caktonte një masë më të lehtë sigurie. Kërkesa e dorëzuar nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku u bë në kuadër të faktit se dosja ka kaluar për gjykim dhe se kryebashkiaku nuk përbën rrezik për prishjen e provave.
Në daljen për mediat, Teodoresku u shpreh se procesverbali i sjellë nga SPAK ishte i pavlerë dhe se prokurorët e posaçëm paraqitën të njëjtat prova. Ajo bëri me dije se vendimi do të kundërshtohet.
Më 9 shkurt, 1 vit pas arrestimit të tij, u vendos që çështja në ngarkim të Veliajt të kalonte për gjykim. Tre gjyqtarë (përcaktohen me short elektronik) do të gjykojnë kreun e bashkisë më të madhe në vend, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe dia të pandehur të tjerë, si dhe subjekte juridike, që do përballen me GJKKO-në, në një gjyq publik.
Janë 18 persona fizik dhe pjesa tjetër janë shoqëri, që përballen me akuza për pastrim parash.
Kryebashkiaku u vu në pranga më 10 shkurt të vitit 2025, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje