Drejtësia

Kërkon lirinë me kusht, shtyhet seanca për Fredi Belerin

Në Gjykatën e Fierit u shty seanca për Fredi Belerin, i dënuar me 2 vite burg  për korrupsion zgjedhor.

Pas betimit si eurodeputet, Fredi Beleri kërkon lirinë me kusht, por gjyqtari Aldred Konomi vendosi ta shtyjë seancën më 31 korrik.

Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 31 korrik


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë