Nga Gazeta 'Si'- - Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për çështjen “Berisha”. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.
Dy ditë më parë, pas një shqyrtimi 3 orësh, Gjykata Kushtetetuese nuk arriti në një vendimarrje mbi ankimimin e Berishës, që kundërshton masën e parë, atë të “detyrimit për t’u paraqitur” dhe bllokimin e pasaportës, nga Gjykata e Posaçme, pa autorizimin e Kuvendit.
Berisha që prej momentit të parë e ka cilësuar anti-kushtetuese masën e dhënë, në tetor të vitit të shkuar, dhe nuk e zbatoi atë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe te kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.