Politike

Kushtetuesja shtyn për të enjten diskutimin për çështjen Berisha

Nga Gazeta 'Si'- Është shtyrë për ditën e enjte(21 nëntor) seanca në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD Sali Berisha në lidhje me masën e sigurisë.

Kreu i PD, kërkon shpalljen antikushtetuese të vendimit të GJKKO dhe të Apelit të Posaçëm që e la atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në kërkesën e tij, Sali Berisha thotë se SPAK duhet të merrte autorizimin në Kuvend për masën ndaj tij.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe te kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësori.

Ndërkohë Berisha ka paralajmëruar sot një protestë në orën 17:00 pasdite kur dhe pritet të miratohet buxheti i vitit 2025 në parlament.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë