Gazeta Si – Gjykata e Lartë do të vendosë më 16 korrik mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së “arrestit shtëpiak”, nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Seanca e së martës nuk u zhvillua për shkak se Berisha e Malltezi kanë kërkuar dorëheqjen nga çështja të trupës gjyqësore, që përbëhej nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Ata po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Çdo kërkesë apo rekurd i tyre për ndryshim të masës së sigurisë, është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




