Nga Gazeta Si- Pensionistët janë mbledhur sërish në protestë para kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve.
Ata janë shprehur se kërkojnë drejtësi dhe kanë paralajmëruar se do të intensifikojnë protestën sa më shumë kalon koha.
“Më keq se sot nuk do të bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votë”, tha një pensionist.
Ndërsa një i moshuar tha se kërkojnë të drejtat e tyre dhe është i lumtur që janë mbledhur aq shumë pensionistë.
“Sa më shumë koha të kalojë aq më shumë të do të intensifikohet protesta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.