Ka ndodhur

Kërkoi ryshfet përmes mashtrimit, arrestohet polici në Elbasan

Një punonjës policie është arrestuar për shpërdorim detyre, pasi akuzohet se ka mashtruar një qytetar nga Elbasani. Në pranga ka rënë S.F., me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se polici ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Punonjësi i policisë, dyshohet se ka mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij FAST për llogari të drejtësisë italiane, duhet t’i paguante 7 mijë euro.

Por nga verifikimet policore doli se personi nuk kishte asnjë problem me drejtësinë italiane.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë e markës e dy aparate celularë.

Tashmë polici 26-vjeçar akuzohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë