Drejtësia

Kërkoi revokim të masës, Apeli i GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ Jamarbër Malltezin

Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Posaçëm, vendosi të lërë të pa ndryshuar masën e “arrestit shtëpiak” për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në hetim për aferën “Partizani”.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e djeshme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit për sot.

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha mbetet kështu në “arrest shtëpie” që prej nëntorit të vitit 2023. Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë