Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ka kërkuar ndryshim mase.
Ish-ministri, i cili është nën hetim për çeshtjen e inceneratorëve, është lënë sërish në burg nga gjykata.
SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.
Sipas prokurorisë, ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.