Drejtësia

Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO lë në burg Ilir Metën

Është mbajtur sot seanca për ish-presidentin Ilir Meta, teksa ky i fundit kërkoi që të ndryshohej masa e sigurisë ndaj tij.

Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO e ka rrëzuar, duke e lënë Presidentin e Partisë së Lirisë në qeli.

Ndërkohë gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka nën shqyrtim dosjen e Ilir Metës, kërkoi që të hiqte dorë, por kërkesa e saj u refuzua, duke vijuar me tej me vendimin për ish-presidentin e vendit.

Kujtojmë që Ilir Meta ndodhet i arrestuar që prej 21 tetorit 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë