Drejtësia

Kërkoi mandatin në Gjykatën Kushtetuese, rrëzohet kërkesa e Naureda Llagamit

Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit, për rrezimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila shpalli Asim Vokshin fitues në procesin e votimit për anëtar të Kushtetueses.

Kështu, Asim Vokshi pritet të betohet përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për mandatin e tij në Kushtetuese.

Llagami pretendonte se kishte siguruar në total 9 vota, përfshirë një votë që Gjykata e Lartë e ka konsideruar të pavlefshme, duke u bazuar në dy shenja të supozuara si tentativë ndikimi në rezultat.

Sipas rregullave, për t’u shpallur fituese i duheshin 3/5 e votave, dhe për shkak të pavlefshmërisë së votës, Asim Vokshi u shpall automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi ishte i pari në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Llagami kërkoi që kjo votë të njihet si e vlefshme dhe rezultati të ndryshohet në favor të saj. Ndërkohë, kërkesa për pezullimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit është rrëzuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë