Drejtësia

Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin

Gazeta Si- Është shtyrë këtë të hënë seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Fierit, pasi ky i fundit ka kërkuar lirinë me kusht.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e dokumentacionit, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në datën 31 korrik.

Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.

Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtar i çështjes është Alfred Konomi. Seanca e radhës për këtë çështje do të zhvillohet më 31 korrik.

Pas përfundimit të lejes 5 ditore, ku u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Beleri deklaroi se do të kërkonte lirinë me kusht.

Ai u arrestua majin e vitit të kaluar dhe u dënua me dy vjet për korrupsion zgjedhor nga GJKKO, ku më herët fitoi zgjedhjet si kryebashkiak i Himarës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë