Ka ndodhur

Kërkohej prej 3 ditësh, 75-vjeçarja e vetmuar gjendet e mbytur në Liqenin e Prespës

Një grua rreth 75 vjeçe, e cila jetonte e vetme në banesën e saj në Pustec, prej 3 ditësh nuk gjendej. Mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë, u gjet një trup i pajetë në liqenin e Prespës, dyshohet i së moshuarës.

Ka qenë vajza e 75-vjeçares që ka bërë denoncimin në polici pasi e ëma nuk po i përgjigjej telefonatave të saj.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertët të cilët do të zbardhin rrethanat, ndërsa trupi do t’i nënshtrohet autopsisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë