Kapet në Vlorë, një prej të kërkuarve në kuadër të operacionit “FIVE”.
Operacioni është kryer nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi në kërkim A.(K). T., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, “SPAK’”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
35-vjeçari është arrestuar në kuadër të operacionit që goditi 5 grupe që dyshohet se kanë bashkëpunuar për kultivim dhe trafik hashashi dhe sasi të vogla kokaine.
Hetimi për këtë rrjet kriminal ka nisur që prej vitit 2019, ndërsa në 12 raste janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, gati 400-500 kg kanabis në total.
Materialet u referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




