Gazeta Si – Një 38-vjeçar është arrestuar në fshatin Bishan në Vlorë, për llogari të drejtësisë spanjolle. I arrestuari është Antonio Xhaferi dhe ai do të ekstradohet në Spanjë.
Aksioni është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pas kërkesës së ardhur nga shteti spanjoll.
38-vjeçari në fjalë është shpallur në kërkim nga Spanja për kultivim dhe trafik të lëndeve narkotike.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës janë disa emra të ardhur nga nga shteti spanjoll, për të cilët kërkohet ekstradimi i tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




