Ka ndodhur

Kërkohej në Holandë për 4 vepra penale, arrestohet 22-vjeçari në Rinas

Një 22-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze për vrasje, vjedhje dhe pastrim parash, është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Rinasit.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se ka arrestuar 22-vjeçarin me iniciale Mirand Abazi, banues në Belgjikë. I riu me iniciale M.A., banues në Belgjikë, u kap në hyrje territorit shqiptar dhe u arrestua me qëllim ekstradimi.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit  të informacionit me Interpol Tiranën, del se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Personi në kërkim ndërkombëtar u dërgua në ambientet e paraburgimit të DVP Tiranë, në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë