Futboll

Kërkesat për finalen e Tiranës trefish më të larta, Roma do t’i ndajë biletat me short

Gazeta Si – Pas as 10 minutash nga hapja e regjistrimit për të tentuar fatin në finalen e Tiranës, ishin 9 mijë abonentë ‘në rresht’. Nga 21 tifozë që kanë të drejtën të provojnë, 13.993 abonentë të Romës kanë bërë kërkesë për një biletë për finalen e 25 majit.

Roma, në prezencën e një noteri, do të veçojë biletat për 3 mijë tifozë që mund të shkojnë në Tiranë. Është edhe mundësia për bileta të tjera nëpërmjet regjistrimit në sitin e UEFA-s, por është e qartë se me 20 mijë vendet në total në dispozicion, për tifozët e Romës dhe të Fejnordit do të jenë ditë të vështira. Kërkesat janë gati trefish më të larta në raport me kapacitetin e “Air Albanias”.

Tifozet e Romes gjate ndeshjes me Leiçesterin. Gazeta Si, 6 maj 2022

Në çdo rast, Roma po bën gjithçka për të mbrojtur tifozët e saj, abonentët para të gjithëve. Për ata 166 tifozë që ndoqën nga afër disfatën 6-1 në Norvegji ndaj Bodos, në tetor, do të ketë një biletë falas për finalen e Tiranës. Një gjest simbolik nga klubi. Javën e kaluar Roma rimbursoi me 10 euro tifozët që e kishin blerë biletën më shtrenjtë për sektorin e miqve në ndeshjen ndaj Leiçesterit.

Pasi skuadra e tyre e zemrës siguroi finalen, nuk munguan as batutat nga tifozët e Romës, të cilët u shprehën se do të vijnë në Tiranë edhe me not.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë