Është e vogël dera ku kalojnë fëmijët që besojnë ende në Babagjysh. 3, 4, 5 vjeç. Mezi deri në 6. Kjo sepse, pandemia shkatërroi mundësitë e takimit të fëmijëve me Babagjyshin.
Krishtlindjet 2020 ishin fatkeqe. Krishtlindjet 2021 u prekën përsëri nga vala e Omicron. Por këto Krishtlindje të gjithë duan një copë Babagjysh; ata që kanë bërë vaksinat, dyqanet dhe kompanitë, dhe familjet me fëmijë të vegjël.
Këta prindër janë gati të udhëtojnë gjatë për të dërguar fëmijët në prehrin e një Babagjyshi.
Prenotimet për Babagjysh janë rritur kudo edhe nga kompanitë edhe nga familjet. Pagat e Babagjyshit janë rritur. Madje më shumë se të gjithë punonjësit e tjerë, dhe po, më shumë se inflacioni.
Ho Ho Ho… rrogë më e lartë
Qeveria nuk i llogarit pagat e Babagjyshëve. Por kompanitë po. Sipas tyre, që nga viti 2015, një Babagjysh paguhet 40% më shumë, një punonjës i shëndetësisë dhe tregtisë 30% më shumë etj.
Sipas GigSalad, që bënë këto llogari, një Babagjysh paguhet rreth 275 dollarë për një event, 12% më shumë se një vit më parë. Ky nuk është përfaqësimi për të gjithë industrinë ama. Kompanitë që punësojnë Babagjyshë thonë se kërkesa është dyfishuar nga ajo e para pandemisë.
“Njerëzit po telefojnë të hënave dhe duan një Babagjysh që t’i vizitojë të premten, të shtunën, të dielën. Por nuk funksionon kështu, Babagjyshi prenotohet muaj më parë”, thotë Howie Graham nga Bloomingdale. Rezervimet kanë nisur që në shtator.
Arsyeja? Babagjyshi thotë është rregulli 101 në ekonomi:”Kërkesa e bllokur ka rritur numrin e njerëzve që më duan mua dhe unë nuk kam shumë kohë”.
Edhe ai e ka vuajtur inflacionin. Ai blen gaz, paguan sigurime, ndoshta ka blerë dhe rrip të ri këtë vit. Sigurisht edhe shpenzimet e sallonit për të mbajtur mjekrën e bardhë.
Bën kuptim fakti se kërkesa për Babagjysh është rritur në fakt. Disa lloje të punës u shkatërruan në fillim të pandemisë: rolet e sektorit të shërbimeve që nuk funksiononin mirë në mjedise virtuale ose të largëta dhe që vareshin medoemos nga kontakti personal. Mendoni për restorantet, banakierët, punëtorët e salloneve.
Lehtësimi i kufizimeve të pandemisë, solli rritje kërkesë dhe page pikërisht në këto shërbime. Trendi bëri që këto profesione të kenë rritje page edhe më të lartë se inflacioni.
Babagjyshi ka versionin thelbësor të këtij lloji të punës, një që humbi shumë nga vlera e tij në mes të distancimit social, por tani ka një premium personal. Ajo që shet Babagjyshi është po aq sa duket personalisht: ulesh në prehrin e tij, i tërheq mjekrën dhe përkulesh aq afër sa të pëshpëritësh se me të vërtetë po shpreson për një dron lodër.
Kjo nuk ishte gjë për tu bërë në distancimin social. Në 2020-n mijëra Babagjyshë ngelën pa punë.
Sigurisht, është e vështirë të thuhet nëse do të ketë kohë kaq të mira për Babagjyshin edhe vitin e ardhshëm. Ekonomia mund të përkeqësohet, ose kërkesa e ndrydhur mund të ulet. Por ka pasur ditë të errëta më parë, madje edhe murtaja dhe pandemia./NewYorkTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




