Politike

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do jemi live

Gazeta Si – Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar raportin e pesë anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e kufizimit të lirisë së ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se mbledhja do të transmetohet live dhe do të merret qëndrimi i grupit parlamentar për këtë çështje.

“Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama në X.

Po sot Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë për Belinda Ballukut.  Masa nuk u mor në shqyrtim më 18 dhjetor nga Apeli, për shkak se më herët Kushtetuesja kishte pezulluar efektet e kësaj mase.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila së fundmi u shkarkua nga posti i zv.kryeministres.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë