Politike

Kërkesa e PD së Rithemelimit, Sekretariati i Etikës anulon votimet e 7 marsit në Kuvend, (ndër to edhe ai për investimet strategjike)

Sekretariati i Etikës ka anuluar votimin e drafteve që u miratuan më 7 mars në Kuvend.

Kërkesa për mbledhjen e sekretarit është bërë nga grupi parlamentar i PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në atë seancë plenare.

Rendi i dites i seances se 7 marsit

Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.

Por cilat ishin projektligjet që u miratuan me 7 mars? Projektligjet në rend dite ishin nga ajo për “burimet ujore”, e “Turizmin” e deri tek ligji i shumëpërfolur për “Investimet Strategjike”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë