Kuvendi nisi me debat nga grupi parlamentar i PD-së, të cilët kërkojnë përfshirjen e Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së si dhe futjen në rend të ditës interpelancën e kërkuar nga ish kryeministri për Edi Ramën. Kërkesat i parashtroi Gazment Bardhi ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se përgjigjen e kishte marrë një ditë më parë nga Kryetarja Lindita Nikolla bazuar në rregulloren e Kuvendit. Më pas replikoi Albana Vokshi si një nga firmëtarët e kërkesës se paraqitur nga Berisha për interpelancë me Ramën.
“Kush është ai vendim gjykate që i ndalon Berishës të ushtrojë të drejtën për të qenë në Kuvend. Nuk ka! Po ia ndaloni ju! Ka dhënë dhjetëra tendera Rama, miliona euro që ia ka dhënë vajzës e miqve të tij, familjarëve të tij’ tha Albana Vokshi.
“Është e turpshme kjo, ka kërkuar Sali Berisha dhe ju nuk i përmendni as emrin. Do na thoni se për çfarë do të flasim tani. Jeni drejtuese mos më cakto mua se çfarë do të flas. Ju po abuzoni me atë pozicion që u është deleguar nuk mund të komentoni fjalët e deputetit të opozitës. Emri i Sali Berishës ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate që ja ndalon të ushtrojë të drejtën e deputetit”, replikoi Vokshi
Në përgjigje Felaj (e cila po drejton seancën) tha se dihet botërisht që Berisha nuk mund të marrë pjesë në Kuvend pasi e ndalon gjykata.
“Nuk ja ka dhënë gjykata të drejtën zotërisë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate. Nuk vendos Kuvendi dhe nuk vendosni as ju”, tha Felaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



