Treg

Kërkesa dhe kuponi i obligacioneve 10-vjeçare në rritje në ankandin e dytë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi për herë të dytë ankandin e obligacioneve 10-vjeçare me një kupon 5.1%, me 0.1% rritje nga ankandi i mëhershëm.

Shuma e shpallur ishte 5 mld lekë, por kërkesat arritën deri në 7 mld lekë dhe MFE pranoi vetëm 5.5 mld.

Ankandi i parë i obligacioneve 10-vjeçare u realizua në fund të vitit 2021. Rritja e lehtë e kuponit të emetimit i atribuohet inflacionit në rritje në vend dhe stabilizimit të tregjeve në tërësi. Gjë që nga Ministria është vlerësuar e kënaqshme.

Instrumentet afatgjatë, me maturim mbi një vit, vitin e kaluar përbënin rreth 65% të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë qendrore, nga 51% që zinin në vitin 2013. Vetëm në obligacione, për 9 muajt e parë të 2021-shit u investuan mbi 50 mln euro.

Obligacionet me maturim të gjatë kanë qenë gjithmonë tërheqëse për investitorët institucionalë dhe individët, që mund të marrin në kthim një shumë tërheqëse sidomos kur normat janë të ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë