Ka ndodhur

Kërcënuan të riun me armë pas sherrit banal, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim një tjetër

Gazeta Si – Dy vëllezër janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Tiranë, pasi dyshohen se në bashëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar me armë zjarri një 30 vjeçar.

Në pranga ranë: Alfred Meta, 41 vjeç dhe Resmi Meta, 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër). Sherri ka ndodhur në rrugën “Tafaj” për motive të dobëta dhe më pas tre vëllezërit e kanë kërcënuar të riun me pistoletë.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi tre armë zjarri pistoletë dhe një automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë