Ka ndodhur

“Do vras veten…”  Kërcënonte të mitura në rrjetet sociale duke u kërkuar marrëdhënie seksuale, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë: Po bëja shaka

Nga Gazeta Si – Një shtetas 27-vjeçar është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga një 15-vjeçare për ngacmim seksual në rrjetet sociale.

Policia ka sekuestruar qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do ti në nështrohen një analize të thellë hetimore. Atij i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, ndërsa të njëjtën praktikë e ka kryer me shumë vajza të tjera, të cilave u ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe u ka hapur profile në emrin e tyre. Janë dhjetëra biseda me vajza të ndryshme, të cilave ai u ka shkruar fjalë nga më të ndyrat, nga kërcënimet tek sharjet, të cilat do të shërbejnë si provë në vijimësi të hetimeve për 27-vjeçarin.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

27-vjeçari Benard Çullhaj.

Si rezultat, pas një hetimi në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi Benard Çullhaj, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Në mesazhet që policia ka në dispozicion, e mitura është shprehur “do vras veten” si pasojë e presionit psikologjik.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Benard Çullhaj ka deklaruar para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bëja shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura, dhe jo vetëm, përmes rrjeteve sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë