Ka ndodhur

Kërcënonte se do vriste fqinjin, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë (Video)

Gazeta Si- Një 51-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi kërcënonte se do të vriste fqinjin me armë zjarri.

Policia thotë se ka ndërhyrë pas informacionit të marrë se ky person posedonte një armë zjarri dhe kishte konflikt me fqinjin, sherr që kishte arritur deri në kërcënime serioze për jetën.

Gjatë kontrolleve, policët i gjetën atij një kallashnikov të fshehur në një fuçi bashkë me dy krehra dhe 75 fishekë.

“Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë