Ka ndodhur

Kërcënoi se do vriste bashkëshorten me gërshërë, në banesë kishte dhe kallashnikov

Në Shkodër, policia ka parandaluar një konflikt në familje që mund të kishte pasoja të rënda. Në një njoftim për mediat, mësohet se është arrestuar një 60-vjeçar, i cili tentoi të godiste me mjet prerës bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.

Policia ka shkuar në banesën ku po ndodhte konflikti dhe kanë neutralizuar 60-vjeçarin me iniciale, P.B., të cilit i është sekuestruar dhe një armë zjarri kallashnikov, 140 fishekë luftarak dhe gërshërët me të cilat kërcënonte bashkëshorten.

Tashmë çështja ka kaluar në duart e prokurorisë dhe do të hetohet për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë