Ka ndodhur

Kërcënoi një person për gjakmarrje, në pranga 42-vjeçari në Malësi të Madhe

Gazeta Si- Një 42-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje një person, të cilin e konsideronte përgjegjës për vdekjen e të vëllait.

Në një njoftim zyrtar për mediat, policia thotë se vëllai i të arrestuarit kishte vdekur 10 vjet më parë në një aksident rrugor, në të cilin ishte përfshirë edhe personi që kërcënohej nga 42-vjeçari.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje, një 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të shtetasit E. B.”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për rastin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë