Gazeta Si – Një 36-vjeçar u arrestua në Kukës pas kallëzimit të bërë nga vjehrra e tij se ishte kërcënuar me jetë në telefon nga dhëndri i saj, për arsye momentalisht të panjohura. Me të marrë kallëzimin, policia nisi verifikimet.
Hetimet paraprake zbuluan se H.M.,e kishte kanosur për jetën përmes telefonit, vjehrrën e tij. Kur policia shkoi në shtëpinë e 36-vjeçarit në fshatin Pobreg, atij iu gjet edhe një pushkë që mbahej pa leje nga i riu.
HM., u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për dy vepra penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




