Ngjarje

Kërcënohet me vdekje një nga gjykatëset italiane pas vendimit për emigrantët në Shqipëri

Gazeta Si- Silvia Albano, një nga gjashtë gjyqtaret e Gjykatës së Romës, e cila vendosi për ndalimin e emigrantëve në Shqipëri, me detyrimin për t’u kthyer në Itali, është kërcënuar me vdekje dhe ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Romës.

"Shpresoj që të të qëllojnë shpejt", "Do të festojmë vdekjen tuaj", "Do të jetë një ditë e bukur kur të të vrasin", "Të uroj një fustan prej plumbi".

Gama e kërcënimeve të marra nga gjyqtarja Silvia Albano është shumë e gjerë dhe ndonëse jo e pazakontë, ajo që bie në sy dhe që e ka shqetësuar deri në denoncim, është frekuenca me të cilën i janë drejtuar ditët e fundit dhe "vendi" ku i kanë ndodhur.

Jo vetëm në rrjetet sociale, duke komentuar artikuj gazetash apo në faqe afër zonës së qendrës së djathtë, por edhe në e-mailin personal të Ministrisë së Drejtësisë dhe postën elektronike të Magjistraturës Demokratike, kryetare e së cilës ajo është, si dhe duke qenë anëtare e Shoqatës Kombëtare të Magjistraturës.

Pra, çdo kanosje e përgatitur deri në detaj që të ketë lidhje me botën e internetit. Kërcënime të herë pas hershme në e-mailin e Ministrisë së Drejtësisë, po aq në adresën personale, gjithnjë e më të dhunshme dhe plot urrejtje.

Disa me emër dhe mbiemër, duke supozuar se janë të vërteta, të tjerë të fshehura pas profileve si “Patriot” apo emra të ngjashëm.

Dosja e hetimit i është besuar zyrtarisht grupit të krimeve kompjuterike të Prokurorisë së Romës, ku është bërë denoncimi, por dokumentet do t'i përcillen menjëherë Peruxhias, përgjegjëse për çështjet gjyqësore të magjistratëve të kryeqytetit.

“Fushata e diskreditimit që u bë kundër magjistratëve romanë dhe në veçanti kundër Silvia Albano-s, kontribuoi në ndërtimin e një klime opozitare, urrejtjeje, e cila përfundimisht kaloi në kërcënime serioze për sigurinë dhe jetën e saj”, nënvizon në një shënim Ministria e Drejtësisë.

“Për shkak të kërcënimeve të rënda të marra, Silvia Albano ka paraqitur sot një kallëzim të detajuar në Prokurorinë e Romës, - nënvizon Magjistratura Demokratike në një deklaratë. - Është një aferë që shton nevojën për të shoqëruar me truproja shoqëruar nëpunësit e këtyre organeve që merren me çështje të ndryshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë