Ka ndodhur

Kërcënohet me jetë nënkryetari i Bashkisë së Krujës

Nënkryetari i Bashkisë së Krujës, Florind Cerhozi, është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës, nga një person, i cili tashmë është marrë nën hetim nga Policia e Krujës.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin M. H., 66-vjeç, ndaj të cilit nënkryetari i Bashkisë ka bërë denoncim. Ky i fundit, do të hetohet në gjendje të lir për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës.

Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një pallati të dëmtuar nga tërmeti, i cili duhej rindërtuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë