Ngjarje

Kërcënohet kreu i IKMT në Shkodër, i vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

Gazeta Si – Policia njofton se drejtori i IKMT-së (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) në Shkodër, Emiljan Nika, është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se në pjesën e jashtme të banesës së prindërve të tij në Velipojë, mbi kangjellat e derës, i kanë lënë një kurorë me lule. 

“Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave  të rastit,  identifikimin dhe kapjen e autorit”, thot policia.

Dyshohet se kjo formë kërcënimi ka ardhur për prishjet që ka bërë IKMT në Theth, pas konstatimit të ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë