Kërcënime në rrjetet sociale për drejtorin e Lacios, Igli Tare, dhe djalin e tij Etienne. Lajmi, sipas “Gazzetta deloo Sport”, është bërë i ditur pikërisht nga Tare junior, që luan me të rinjtë e Lacios. Në Instagram, pasi ka marrë mesazhe të mbushura me ofendime dhe kërcënime me vdekje, djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare ka reaguar kështu:
“Respektoj çdo lloj kritike, sepse liria e fjalës është gjëja më e bukur që ekziston, por këtë herë janë kaluar limitet. Mund të kritikohet, por asnjëherë nuk duhet të mungojë respekti. Kurrë! Ndaj meje, babait tim dhe familjes sime”.

Shkaku i kërcënimeve ka të bëjë me merkaton e Lacios. Edhe pse pjesa më e madhe e tifozëve kanë mbetur të kënaqur me blerjet e bëra nga Lacio, ka edhe një pjesë që i kanë pëlqyer afrimet. Dhe te kjo pjesë dikush ka humbur logjikën dhe ka kaluar në kërcënime për Taren dhe djalin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



