Në kohën e rrjeteve sociale nuk shpëton asgjë. Një irritim i momentit, apo një pakujdesi e vogël mund të ketë pasoja të mëdha, siç ka ndodhur së fundi me futbollistin Kurt Zouma, i dënuar “pa rezerva” nga klubi i Uest Hemit, sepse goditi macen e tij.
Gjithçka ndodhi pas publikimit të një videoje, që tregon se mbrojtësi francez godet me shkelm dhe me shpulla macen. “Imazhet, – shkruan ‘Bbc’, – tregojnë 27-vjeçarin që keqtrajton macen në dysheme”.

Futbollisti ka kërkuar ndjesë publikisht dhe klubi i Uest Hemit ka bërë me dije se do ta analizojë me kujdes ngjarjen. “Dua të kërkoj falje për veprimet e mia. Nuk ka justifikime për sjelljen time, për të cilën sinqerisht jam penduar.
Po ashtu, dua të them se më vjen shumë keq për ata që janë tronditur nga ajo video. Ju siguroj se dy macet tona janë shumë mirë. Familja jonë kujdeset për macet me dashuri, ishte vetëm një incident i izoluar”, – ka thënë Zouma për ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




