Me 23 dhjetor u mbajt Festivali i 59 i Radio Televizionit Shqiptar ku u shpall dhe fituesja e këtij viti e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021. Në natën finale u prezantuar 18 këngë nga këngëtarët e përzgjedhur si finalist dhe fituesja ishte Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.
Ndonëse në kushte jo të favorshme , interpretuesit arritën të kenë një paraqitje shumë cilësore të vokaleve dhe këngëve të cilat ishin të stileve të ndryshme.
Çmimin e dytë e mori kënga “Ka me t’ba me kajt” e kënduar nga Sardi Strugaj ndërsa cmimin e tretë e mori kënga “Kush je ti dashuri” e kënduar nga Festina Mejzini
Mbrëmja kishte mjaft surpriza dhe u ndanë cmime ku për herë të parë dhe Bashkia e Tiranës dorëzoi një cmim të cilin e fitoi Evi Reci me këngën “Tjerr”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




