Euro 2020

Kënga “Football’s Coming Home” para finales? UEFA thotë “Jo”

“Football’s Coming Home” e “Three Lions” nuk do të këndohet para finales së sotme në “Wembley” mes Italisë dhe Anglisë. UEFA ka kthyer përgjigje negative, pas kërkesës së autorëve Baddiel dhe Skinner për të performuar në fushë para vërshëllimës së nisjes së finales së Europianit.

Sipas UEFA-s, do të ishte “shumë e njëanshme dhe e padrejtë për italianët”, që kjo këngë e njohur për anglezët të këndohej para ndeshjes finale. Me shprehjen “Football’s Coming Home”, që anglezët e kanë përdorur gjatë gjithë këtij Europiani, është bërë edhe pak humor nga ana e italianëve, të cilët e kanë përshtatur atë në “Football’s Coming Rome”.

Anglezët gjithsesi janë të favorizuar në këtë finale, sepse luajnë në fushën e tyre, para më shumë se 50 mijë tifozëve, të cilët sigurisht që do të kenë një rol të rëndësishëm në këtë sfidë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë