Nga Gazeta Si- Deputeti socialist Erion Braçe e ka quajtur shoqatën e Hidrokarbureve një shoqatë që funksionon si kartel, duke shtuar se kërcënimet për ndërprerjen e furnizimit cenojnë sigurinë kombëtare.
“Ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel, tone kërcënuese për të ndërprerë furnizimin, importin e me radhë, janë tone kriminale që kërcënojnë sigurinë kombëtare që duhet të marrin përgjigje duke shembur modelin e tregut të hidrokarbureve që garanton fitime, arrogancë dhe kërcënime nga operatorët në këtë treg”, tha Braçe gjatë seancës në Kuvend.
Braçe ngriti si çështje modelin e tregut të hidrokarbureve që po ndikon në çmimin e naftës, e cila shihet të ketë tendencë rritjeje.
“Është shumë e rëndësishme që narrativa që synon të fshehë elementë të posaçëm dhe modeli që kemi në tregun e hidrokarbureve të mos gjejë hapësirë të mjaftueshme për të zhurmuar ose fshehur e tërhequr vëmendjen në drejtime të tjera”, tha Braçe.
Deputeti tha se Shqipëria ka çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon.
“Po flas për çmimin neto, pa taksa fare që është më i larti se në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Serbi”, u shpreh Braçe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje