Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Varosh në Tiranë, në aksin Tiran-Ndroq, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç.
Dyshohet se 54-vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




