Politike

Këlliçi kërkon përjashtimin e Ballës: Kërcënoi Balliun dhe ofendoi deputetët

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, kërkoi përjashtimin nga seanca të kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, pasi sipas tij ka fyer vazhdimisht kolegët e opozitës.

“Kërcënoi Balliun duke i thënë ‘ta tregoj unë ty’ dhe na tha ‘nuk jam si raca e këtyre’! Kërkoj përjashtimin nga seanca të deputetit Taulant Balla për fyerje ndaj deputetëve të opozitës, dhe ndërprerje 10 minuta të seancës për shqyrtimin e pamjeve filmike, a i ka thënë apo jo”, tha Këlliçi.

“Kjo nuk mund të vazhdojë më!”, përfundoi deputeti.

“Të kalojmë menjëherë në votim se janë pesë votime të fshehta”, tha Balla në përgjigjen e tij, duke sugjeruar se palët duhe të bien dakord që të lënë hapësirë për diskutim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë