Politike

Këlliçi, Dumanit: Dosja e inceneratorit dhe “5D”, të trajtohen si grup i strukturuar kriminal

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i bëri thirrje kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, që t'u kërkojë prokurorëve Prençi dhe Braho, që dosja e inceneratorit Tiranë dhe ajo "5D", të trajtohen si grup i strukturuar kriminal.

"Erion Veliaj, përpara se të prishë provat në zyrën e tij në bashki, duhet që menjëherë të shkojë përpara drejtësisë, pasi ai është urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i të gjithë korrupsionit galopant që ka ndodhur dhe po ndodh në Bashkinë Tiranë. Nëse Altin Dumani vijon amnistinë për Erion Veliajn, ta ketë të qartë se hajdutin e Tiranës, nuk do ta amnistojnë kurrë opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës", tha Këlliçi.

Ai paralajmëroi se grupi i ekspertëve pranë PD-së po përgatit ndërkohë një kallëzim të ri penal, për korrupsionin dhe vjedhjet e Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë.

Këlliçi ftoi kryeqytetasit të marrin pjesë në protestën e 15-të që pritet të zhvillohet ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë