Politike

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt i blenë Gramoz Ruçit një apartament 454 mijë euro  

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi akuzoi nga protesta e radhës mbajtur para Bashkisë së Tiranës se drejtorët e 5D aktualisht në burg i kanë blerë një apartament Gramoz Ruçit rreth 454 mijë eruro  

“...Gramor Ruçi, e patë dosjen e Apelit të Posaçëm, a e patë që ‘5D’ kishte blerë gjysëm milionë euro, një apartament të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës, Gramoz Ruçit, ndërkohë që ishte në detyrë 454 mijë euro i kishin blere apartamentin. Ndërkohe që edhe të dhënat paraprake që kemi tregojnë se edhe dy vite e gjysëm që ka shitur këtë apartament, komunisti i fundit Gramoz Ruçi ka vazhduar të jetojë në apartamentin e tij, sepse sigurisht ky ishte pastrim parash.

Sepse nuk ka qytetar shqiptar që nuk e di, SPAK nuk e di, por mediat nuk guxojnë të bëjnë një rresht, përveç mediave opozitare dy tv dhe dy tre portaleve nuk e keni këtë lajm në as edhe një media, sepse janë mediat që paguhen me paratë e inceneratorit të Tiranës...”, tha Këlliçi në protestën një  orëshe zhvilluar para Bashkisë së Tiranës ku çdo javë kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë