Politike

Këlliçi: Do shpëtojmë bashkë Shqipërinë nga Rama! Aksioni politik nuk do ndalet

Nga Gazeta ‘Si’- Për Belind Këlliçin, “Foltorja 2” e nisur sot para Kryeministrisë, do t’ia dalë t’i përmbushë qëllimet e demokratëve, pasi sipas tij shembull është “Foltorja 1”.

“Nisi me 1 të 100-ën dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtare të rithemelimit të PD-së dhe ia doli të kthejë shpresën shqiptarëve dhe të mbajë në këmbë opozitën”, tha deputeti i PD, teksa njoftoi se kjo protestë do të mbahet çdo javë.

Në fjalën e tij, Këlliçi, u bëri ftesë qytetarëve për t’iu bashkuar protestave të ardhshme të opozitës për rrëzimin e kësaj qeverie.

Këlliçi iu drejtua atyre që vënë në pikëpyetje këtë aksion të ri të opozitës me protesta, duke thënë se fundi i tij do jetë dërgimi i Ballukut dhe Ramës në qeli me Erion Veliaj.

“Për 44 javë me radhë, më pak se 1 e 10 e atyre që jemi këtu, jemi përbaltur, na kanë shitur dhe janë të njëjtat media që kanë sulmuar PD-në dhe protesta jonë ia doli, që Erion Veliajn ta përcillte në burgun e Durrësit. Kush ka pikëpyetje i bëj me dije se përfundimi i aksionit politik Belinda Balluku dhe Rama do shkojnë te miku Erion Veliaj.

Nuk e ndalim protestën. Do dalin të vërteta që për 2 muaj na janë mohuar në parlament. Na është mohuar mocioni me debat. Është vendosur një rekord i paprecedent. Është përjashtuar Berisha për një deklaratë të dhe jashtë parlamentit.”, tha Këlliçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë