Keisuke Honda ka hyrë në histori, duke u bërë lojtari i parë që shënon në 6 kontinente. Japonezi, aktualisht është pjesë e Botafogos në Brazil, ditën e djeshme shënoi golin e tij të 100-të të karrierës në barazimin me Bangu 1-1.
Karriera e Hondës ka nisur te Nagoya Grampus, ku më vonë u transferua në kontinentin evropian, duke u aktivizuar me VVV-Venlo, CSKA Moskë dhe Milanin, ku në total realizoi 53 gola.

Pasi e mbylli me kontinentin evropian, 33 vjeçari debutoi në kontinentin e Amerikës së Veriut dhe shënoi 13 gola për Pachuca (Meksikë). Më pas, një aventurë tjetër te Melbourne Victory në Australisë, ku shënon 8 gola. Honda, gjithashtu ka shënuar dy gola në kontinentin afrikan me Kombëtaren e Japonisë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




