Ka ndodhur

‘Ke sjellë njerëz tek shtëpia ime’, qytetarët përplasen me Nokën në Vorë, Spiropali: Të mos përsëriten këto skena

Nga Gazeta Si- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë pasi pretendon se janë paguar nga socialistët për të votuar për PS.

Këtë nuk e kanë pranuar qytetarët, duke e cilësuar Nokën si mashtrues ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.

“Ke sjellë njerëz tek shtëpia. Unë shkoj për të votuar dhe ti më thua mos të futem. Mashtrues, si më sjell njerëz të pish kafe me mua”, i thotë qytetari Nokës.

Pas incidentit, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shkuar në Vorë, duke thënë se kandidatët për deputetë nuk duhet tu afrohen qendrave të votimit dhe “uroj shumë që kreu i KQZ të bëj një deklaratë dhe të përsërisë se kandidatët dhe grupet drejtuese politike nuk kanë punë në këto oborre, të intimidojnë vëzhgues, komisionerë apo zgjedhës, uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë