Politike

Kë do të mandatojë Meta për qeverinë pas 25 prillit?Kryemadhi: Rama nuk del i pari

Në një bashkëbisedim me mediat, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lënë të hapur një debat që mund të lindë në fakt pas zgjedhjeve të 25 Prillit se kë do të mandatojë Ilir Meta për kryeministër në rast se  partia e parë fituese nuk do të marrë 71 mandate.

E pyetur nëse do të ketë rrjedhje mandatesh deputetë nëse PS del forcë e parë politike, Kryemadhi u përgjigj: “Kushtetuta thotë: partia me koalicionin fitues ose partia fituese. Rama nuk ka shans të jetë i pari, po doli i treti ose i katërti, sepse i pari apo i dyti janë të zënë. Mos u çudisni kur të thotë pas një javë që nuk hyj në zgjedhje…”

Sipas nenit 96 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve…

…Ndërkohë, për Kodin e ri Zgjedhor, që u miratua pa asnjë ndryshim nga mazhoranca, Kryemadhi tha se përmbajtja e tij nuk do të ndikojë tek opozita.

“Ajo që dua të theksoj është se çështja e komisionit të Venecias nuk ka të bëjë me votën në kuti, por me kalkulim votash apo si do sillet në fund të ditës secili nga ne.

Kështu që strategjia e opozitës, pavarësisht Kodit Zgjedhor që ka miratuar parlamenti ilegjitim, nuk ka të bëjë dhe nuk ndikon në punën e opozitës për të organizuar që në 25 prill të shkojnë në kutitë e votimit dhe të ndëshkojnë Rilindjen dhe të vlerësojnë alternativën e opozitës së bashkuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë